Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK konstituon Departamentin e Arsimit, Abdixhiku shpalos zotimet për këtë fushë derisa tregon koeficientin për paga

Gazeta10
14 May 2024 - 23:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka konstituuar departamentin e Arsimit, udhëheqëse e të cilit është zgjedhur Jehona Lushaku Sadriu.

“Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’.”

Abdixhiku është zotuar për mësim gjithëditor në shkolla, koeficientin e pagave 150, digjitalizim të plotë në shkolla, 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve.

Ai ka thënë se “këto dhe projekte tjera janë pjesë e platformës politike të LDK-së.

“Këto dhe projektet tjera, janë pjesë e platformës politike të LDK-së! I lumtur me përmbajtjen e programit tonë; edhe me i lumtur me kualitetin e profesionistëve tanë! Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.