Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj takon deputetin gjerman Abrahams, mbështetësin e madh të Kosovës për anëtarësim në KiE

Gazeta10
17 May 2024 - 11:17

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin, ka takuar edhe deputetin e Bundestagut, Knut Abrahams.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin në vizitë zyrtare, ka takuar disa deputetë të Bundestagut gjerman. Sot, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka njoftuar se është takuar me deputetin gjerman Knut Abrahams, të cilin e quajti simbol i mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Knut Abrahams është mik i madh i Kosovës dhe simbol i mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe për këtë gjë e takova dhe e falenderova!

Parlamentarët e dhanë mbështetjen për një Kosovë evropiane kudo në Evropë dhe në Kosovë.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se sot është vendimtare se, siç u shpreh ai, a po e kalon Evropa testin për premtimin e dhënë në 2008 për një Kosovë të integruar në bashkësinë ndërkombëtare, aq sa është edhe për Kosovën që kishte garantuar një shoqëri demokratike dhe multi-etnike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.