Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video me përshtypjet e para të udhëtarëve që kaluan nëpërmjet tunelit të Llogarasë.
Vozitësit që kanë pasur mundësi të kalojnë ditën e parë në këtë tunel prej 6 kilometrash thonë se është një investim shumë i mirë me të gjitha standartet evropiane.
“Ky është tuneli më i mirë në të gjithë Evropën. Rruga e mirë me standarde”, ishin disa nga vlerësimet e qytetarëve.
“MIRËMËNGJES, dhe me përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë, ju uroj fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.