Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Familja shpëton mrekullisht’, makina përfshihet nga flakët në aksin Dukat-Dhërmi

Gazeta10
07 Korrik 2024 - 11:38

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në dalje të tunelit të Llogarasë, me një makinë tip Mercedes fouristradë, që është përfshirë nga flakët.

Familjarët kanë shpëtuar mrekullisht, me prindërit dhe dy fëmijët që kanë dalë menjëherë nga automjeti pasi kanë parë tym.

Shkëndija elektrike dyshohet se ka qenë shkaku i zjarrit që përfshiu automjetin.

Njoftimi i policisë:

Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.