Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takohet me Milanovic: Folëm për aspiratat e Kosovës në NATO dhe mbështetjen nga Kroacia

Gazeta10
09 July 2024 - 16:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në ShBA me presidentin kroat, Zoran Milanovic.

Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kanë pasur një takim produktiv në margjina të Samitit të NATO-s

Mes tjerash, presidentja tha se është folur për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen nga Kroacia.

“Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.