Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon presidentin Macron, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Gazeta10
19 July 2024 - 11:18

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të enjten ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron.

Osmani takoi presidentin francez gjatë qëndrimit të saj në Britani të Madhe për Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Dje, me presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, shkruan Osmani.

E para e shtetit gjatë qëndrimit atje ka takuar edhe liderë të tjerë botërorë. Ajo ka takuar edhe kryeministrin belg Alexander de Croo, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.