
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka thënë se Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës.
Kjo sipas tij është e domosdoshme pas “deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”.
“Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo është e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.