Një tërmet i fortë është regjistruar rreth orës 3:00 të mëngjesit, në detin Adriatik pranë Shqipërisë.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.6 ballë ka qenë 35 kilometra nga Durrësi dhe 48 kilometra nga Tirana.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash.
Lëkundje dheu u regjistruan edhe në vendet e rajonit.