Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani kujton policët e rënë në detyrë: Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit

Gazeta10
26 July 2024 - 14:25

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujtoi heroin Enver Zymberi dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

“Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht.

Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.

Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit.

Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.