Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MINT kryen kontrolle në tri pompa në Zubin Potok: Pronarëve iu kërkohen licencat e punës

Gazeta10
29 July 2024 - 14:59

Në tri pompat e karburanteve në Zubin Potok, inspektorët e Ministrisë së Tregtisë së Kosovës kanë kryer kontrolle mëngjesin e sotëm.

Gjatë aksionit, janë kontrolluar licencat e punës dhe dokumentet e tjera.

“Inspektorët kanë kryer kontrolle në tre pompa private, kanë kërkuar nga pronarët leje pune dhe dokumentacion tjetër. Kontrollet në Zubin Potok kanë përfunduar dhe këto pompa nuk janë mbyllur”, ka konfirmuar Veton Elshani, nga Policia për rajonin e Veriut.

Policia e Kosovës në Veri ka ndihmuar në këto kontrolle dhe inspektorët sot do të vizitojnë edhe pompat e tjera në veri.

Kujtojmë se për më pak se një javë, iu vendos dryni pesë pompave në të katër komunat në veri të Kosovës.

Për tre të parat, dy në Zubin Potok dhe një në pjesën veriore të Mitrovicës, është konfirmuar se janë mbyllur për shkak të funksionimit pa licencë, ndërsa pjesa tjetër janë mbyllur të gjitha përkohësisht – për shkak të operimit të paautorizuar.

Tre nga këto pesë pika karburanti janë kompani të naftës ‘NIS’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.