Duhet Lexuar

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri armiku i përbetuar i Ervis Martinajt 

Gazeta10
02 Gusht 2024 - 20:07

Shtetasi Leonard Duka është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Ai ka qenë nën masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “vrasje me dashje në bashkëpunim”.

Nga hetimet ka rezultuar se Duka dhe gjashtë shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi S. M. Po ashtu, Duka ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma. dhe Er. Mi., si dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka falenderuar Zyrën e Interpol Bruksel për bashkëpunimin dhe të gjitha njësitë e angazhuara në realizimin me sukses të këtij operacioni ekstradimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.