
Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dule Vicovac është përfshirë në propagandë kundër Kosovës dhe për më shumë me identitet të rremë. Kështu bërë të ditur gazetari, njëherësh drejtor i Kanal10, Arben Ahmeti.
E se çfarë pasojash sjell ky akt dhe si e shohin atë ekspertët ligjor, për Ahmetin në Raport të Kanal10 foli edhe avokati, Taulant Hodaj, raporton Gazeta10.
“Përveç se sanksionohet me kodet penale të vendit përkatës, ku është kryer vepra penale, në Kosovë ose vendet tjera ai mundet me pas kufizime edhe në organiztën ku punon, mund të parashihet si shkelje disiplinore e konsideruar vepër penale, pra deklarim i rremë. Edhe rrethanat duhet të jenë parasysh, kur e ka dhënë ose a ka pasur autorizim se në raste të caktuara mund të ketë ndonjë shërbim,e në rastin konkret është vepër penal”, deklaroi avokati Hodaj.
Ai j i pyetur se nëse vlen periudha e disa viteve më parë, konkretisht viti 2009 deri më tani për këtë shkelje ligjore, Hodaj tha se mund t’i hiqet imuniteti.
“Në kuadër të rregullave të organizatave përkatëse të Bashkimit Evropian kjo konsiderohet shkelje e rregullave të brendshme dhe mundet vet OKB-ja ose BE mund të ia heq imunitetin në kuptimin që nëse i plotëson kushtet tjera ligjore të procedohet”, tha Hodaj. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë: