Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ka dalë në mbrojtje gazetarit të sportit, Ervin Baku, pas kërcënimeve që ka marrë në rrjetet sociale.
Përmes një reagimi zyrtar, Uninioni i Gazetarëve Shqiptarë është pozicionuar publikisht përkrah gazetarit Baku duke u bërë thirrje autoriteteve që t’i shkojnë deri në fund hetimeve lidhur me këtë ngjarje dhe të dënojnë autorët.
Gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku ka qenë një nga personazhet më të “shigjetuar” gjatë ditët e fundit.
Baku u shfaq në një intervistë televizive, teksa mbante veshur një bluzë me flamurin e Serbisë. Pavarësisht se Baku kërkoi ndjesë publike, qytetarë të shumtë e kanë “kryqëzuar” në rrjetet sociale, ku dhe s’kanë kursyer as kërcënimet.
“Bëra kallëzim në polici për kërcënimet. Fushatë e frikshme kërcënuese për jetën”, raportoi më herët Baku.