
Analisti politik, Fidan Ukaj për gjendjen e raporteve mes dy shteteve fqinjë Kosovë e Serbi ka fajësuar ndërmjetësuesin e dialogut, Miroslav Lajçak.
Ukaj në emisionin Raport deklaroi se Lajçak procesin dialogues e ka vendosur në gjendje :Qorrsokak.
“Besimi në z.Lajçak ka humb sepse mendoj që vet z.Lajçak e ka shti në qorrsokak procesin dialogues, e një pjesë të fajit e merr edhe vet BE sepse i ka besuar një përsoni që nuk e ka pasur besimin e të dyja palëve, edhe pse z.Kurti e ka lavdu në fillimet e tij punën e z.Lajçak e më pastaj ai e ka humb besimin në të”, deklaroi ai.
Ndërkaq Ukaj tutje tha se deklaratat e qeveritarëve në kohë të proceseve zgjedhore bëhen për konsume elektorale.
“Sot e ndëgjuam kryeparlamentarin duke thënë se ka vdekur procesi dialogues kur në terren e kemi në vizitë z.Lajçak, e po paralajmërohet një takim në nivel kryenegociatorësh. Këto deklaratat e qeveritarëve kur jemi në procese zgjedhore më shumë i shoh konsum elektoral por që një pjesë të deklaratave në adresë të Lajçak, mendoj që janë të drejta sepse mund të them se z.Lajçak është fajtori kryesor që në procesin dialogues e ka shti në qorrsokak”, shtoi Ukaj në emsionin Raport.