Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazmend Morina iu drejtohet analistëve: Duhet të vizitojnë më shpesh veriun

Gazeta10
10 September 2024 - 18:26

Gazmend Morina, drejtues i portalit Online Veriu.Info i ftuar në emisionin Raport tha se kushdo që flet për gjendjen në veri duhet ta vizitoj Mitrovicën, raporton Gazeta10.

Morina mes tjerash përmendi edhe ndërtimet e shtëpive në veri të vendit.

“Ndërtimi i shtëpive në veri është proces që po hetohet nga Policia e Kosovës sepse ka akuza që shtëpitë, njerëzit janë futur në listë për interesa të ndryshme”, tha ai.

Sipas tij, vizita e kryeministrit në veri dalloi në një aspekt.

“Një prej gjërave më të rëndësishme prej vizitës së Albinit në veri, është se për dallim nga herët e kaluara ai tha sot se ura do të hapet me koordinim dhe konsultim. Ne jemi të gatshëm por me konsultim”, deklaroi Morina.

“Kishte qenë mirë që z.Smakiqi edhe këta analistët tjerë që flasin prej Prishtine duhet me vizitu Mitrovicën më shpesh, e kush jeton në Mitrovicë e di që automjetet e KFOR-it rrin për më shumë se 10 vjet 24 orë mbi urë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.