Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mesazhe, shpërlarje parash – detaje ekskluzive nga aktakuza 157 faqe ndaj Radojçiqit me shokë

Gazeta10
11 Shtator 2024 - 21:55

Prokuroria Speciale e Kosovës këtë të mërkurë ngriti aktin e akuzës kundër 45 personave kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, mes tyre edhe për Milan Radoiçiq.

Gazetari, Besian Beha i ftuar në Politiko tregoi detaje eksluzive nga 157 faqet e aktakuzës, raporton Gazeta10.

“Më duhet ta theksoj që aktakuza, mund të them se është e ndarë në dy pjesë. E para lidhet me sulmin terrorist në Banjskë ku përshkruhet në detaje me fotografi, dëshmi që kanë ardhur si pasojë e gjurmimeve, e pjesa e dytë ndërlidhet me aspektin e shpërlarjes së parave, ku përmendet Radoiçiq dhe një partner i tij, udhëheqës i kompanisë Rade”, deklaroi Beha.

Tutje, Beha përmendi edhe detaje tjera.

“Ka një numër të madh të dëshimtarëve, Prokuria ka bashkëpunuar me Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinen, Gjermaninë dhe shteteve të tjera, përmes Ministrisë së Drejtësisë, dëshmitarë serb e anonim. Tre të akuzuar, një prej tyre është mbrojtur në heshtje, dy të tjerë kanë fol, njëri e ka pranuar që ka qenë prezent në ngjarje me arsyetim se nuk e ka dit çka do ndodh kurse tjetri ka thënë se është arrestuar gabimisht. Një dëshmitar e konfirmon se i ka parë personat e armatosur, bazë të asaj çka ka ndëgju armatimi është ble prej Milan Radoiçiqit me financim të Serbisë”, bëri të ditur Beha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.