Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhvillime në Mal të Zi, kërkohet shkarkimi i Presidentit Millo Gjukanoviq

Gazeta10
23 September 2022 - 11:26

Shumica parlamentare në Mal të Zi po kërkon shkarkimin e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, raporton Gazeta10.

Deputetët që kanë nënshkruar nismën për shkarkimin e tij e akuzojnë Gjukanoviqin për shkelje të kushtetutës në formimin e qeverisë.

“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi, për shkak se nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e Qeverisë, të cilin e ka për obligim kushtetues”, thuhet në iniciativë.

Kjo nismë i është dorëzuar kryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq.

Në arsyetimin e tyre ndër të tjera është sqaruar edhe detajisht edhe kërkesa për këtë shkarkim.

 “Gjithashtu është krejtësisht antikushtetuese që ai të thërrasë nënshkrimet e deputetëve si kusht për propozimin e një përfaqësuesi, sepse një detyrim i tillë nuk ekziston me Kushtetutë. Nga mbështetja publike e të gjithë anëtarëve të shumicës parlamentare prej 41 deputetësh, Gjukanoviq mund të bindet pa mëdyshje se Miodrag Lekiq ka mbështetjen e padiskutueshme për të qenë përfaqësues për përbërjen e Qeverisë, andaj ishte një çështje e njohur që nuk dëshmohet në ligj”.

Sipas nenit 98 të Kushtetutës së Malit të Zi, procedurën për të vlerësuar nëse Presidenti i Malit të Zi e ka shkelur Kushtetutën mund ta iniciojë Kuvendi me propozimin e së paku 25 deputetëve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.