Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: I sulmojmë e godasim aleatët, s’ka njohje e as anëtarësim

Gazeta10
12 Shtator 2024 - 11:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka adresuar kritikat e tij për pozicionin e Kosovës në politikën e jashtme dhe raportet me ndërkombëtarët, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se shtetësia jonë është goditur nga vendimi i BE-së për njohje të pasaportave serbe të lëshuara në territorin e Kosovës

“Për katër vjet nuk kemi as një njohje, as një anëtarësim, jemi nën masa e sanksione. Ta kuptomi morë qytetarë se këto janë pasojat serioze të kësaj politike populliste. Kjo nuk shpie askund, përveç në favorizimin e kundërshtarëve tanë historik e rrezikim e shtetësisë sonë ende të pa konsoliduar mirë. Për pak vota qëndrojnë humbje të mëdha të vet shtetit e vet republikës. Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO. Shkurt, shqip qartë sepse ka një vijë që nuk e kalojmë dot. NATO dhe Kosova janë bashkë, asnjëherë përballe, ky është orientimi popullor i Kosovës. As një dëshirë sa do e errët e ekstremiste që është nuk mund ta ndryshoj këtë orientim të pro perëndimor të Kosovës”, u shpreh Abdixhiku

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.