Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEK e ndal njësinë A-3, mund të ketë reduktime

Gazeta10
26 Shtator 2022 - 11:53

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se të dielën njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit  të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale” thuhet në njoftim, raporton Gazeta 10.

Po aty, KEK njofton se “janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.