
Mbrëmë janë ndarë çmimet e edicionit të 14-të të Prishtina International Film Festival.
Festivali ka filluar më 20 shtator teksa ka zgjatë plotë pesë ditë, raporton Gazeta10.
PriFilmFest, edhe këtë vit solli premiera të filmave, si dhe emra të njohur të kinematografisë botërore në Kosovë.
Më poshtë gjeni listën e plotë të fituesve në PriFilmFest 2022:
Filmi më i mirë i shkurtër
POLI I VERIUT nga Marija Apcevska (NMK)
Përmendje e veçantë
NË VANCOUVER nga Artemis Anastasiadou (GRE)
Pridox më i mirë
EJA NË KOHË nga (UK, SHBA)
Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm
KËMBANAT E LOPËS nga Charles HABIB-DROUOT (BEL, FRA)
Filmi më i mirë nga juria e Medias
KLONDIKE nga Maryna Gorbach Er (UKR, TUR)
Filmi më i mirë global
KLONDIKE nga Maryna Gorbach Er (UKR, TUR)
Konkursi i filmave ballkanik – Përmendje e veçantë
HERONJTË E KLASËS PUNËTORE nga (SER)
Çmimi aktori dhe aktorja më e mirë
Rina Krasniqi për rolet e Luanës dhe Xhekut te Virgjëresha shqiptare
Regjisorja më e mirë
Kaltrina Krasniqi për filmin VERA ËNDRRAT E DETIT (KOS, ALB)
Filmi më i mirë ballkanik – “Vjosa Berisha”
Virgjëresha shqiptare nga Bujar Alimani, prodhuar nga Anita Elsani (ALB, GER, BEL, KOS)./Gazeta10