Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i VV-së takohet me dy sindikalistë

Gazeta10
26 Shtator 2022 - 22:01

Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka bërë të ditur se sot ka takuar deputetin e VV-së, Fatmir Humolli dhe nënkryetarin e BSPK-së, Ali Gashi.

Megjithatë, nuk duket që grevat në sektorin publik, janë ato që kanë bërë bashkë të tre. Të paktën, jo nga ajo që ka lënë të kuptohet Llumnica.

Takimi mes tyre është takim i tre bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe ish-anëtarëve të LKÇK-së.

“Takimi me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe ish anëtarët e LKÇK-së”, ka shkruar Llumnica mbi fotografinë e publikuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.