Policia e Kosovës njofton se sot ka ndaluar një veturë në Graçanicë, ku pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10 mijë euro.
Lidhur me rastin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.