Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku e shpalos planin për shëndetësinë, premton Spital të Ri me investim 500 milionë eurosh

Gazeta10
20 November 2024 - 20:03

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shpalosur programin për shëndetësinë.

Për këtë ka treguar kreu i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhku, që thotë se programi është ambicioz dhe bën një kapërcim të madh në këtë sektor.

Besojmë në mjekët tanë, infermierët tanë, në gjithë stafin shëndetësor. Besojmë në të drejtën e kosovarëve për t’u shëruar në atdheun e tyre! Mbi të gjitha besojmë se Kosova mund të jetë shembull i transformimit në rajon, se kapacitetet e deritanishme të vjetëruara, duhet t’i takojnë historisë”, ka shkruar Abadixhiku në Facebook, të mërkurën.

Më pas ai ka renditur zotimet për sektorin e shëndetësisë, ndër tjerash edhe ndërtim i Spitalit të Ri me vlerë 500 milionë euro, dhe rrënimin e objekteve të QKUK ku në atë lokaicon Abdixhiku thotë se do të ketë kompleks multikulruror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.