Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

24 vjetori i themelimit të “Avokatit të Popullit”, zëvendës avokatja ndan detaje nga aktivitetet që pritet të zhvillohen

Gazeta10
21 November 2024 - 8:02

Institucioni i Avokatit të Popullit shënoi gjatë kësaj jave përvjetorin e 24-të të themelimit. Me këtë rast, janë paraparë të organizohen disa aktivitete për të cilat zëvendës avokatja, Anita Çavdarbasha në studion e “Dita e Re” dha më shumë detaje.

“Do të filloj nga ora gjashtë më një fjali hyrëse të avokatit të popullit për të treguar rëndësinë e institucionit, të arriturat e të gjitha këto. Ka filluar nga e hëna, sot do të përfundojnë aktivitetet e po ashtu, nga ora nëntë e gjysmë kemi aktivitetet që nuk i kemi bërë publike, shembull kemi një kopsht me fëmijë të vegjël për të i’u treguar të drejtat e fëmijëve. kemi po ashtu shumë paraqitje në media, për ta promovuar punën e institucionit”, bëri të ditur ajo.

Tutje sipas Çavdarbashës, Avokati i Popullit si institucion i pavarur merret me çdo gjë e cila ndikon rreth së drejtës së njeriut.

“Është me rëndësi me cek që jemi institucion i pavarur kushtetues, askush nuk guxon të përzihet në punën tonë. Ne pranojmë ankesa nga qytetarët për shkeljet e të drejtave të tyre, por kjo nuk ka kufizon, pasi çdo gjë që mendojmë se mund të ketë impakt në të drejtat e njeriut ne e hetojmë”, shtoi ajo. /GAZETA10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.