Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala për lojtarët e kombëtares: Po kontaminohen me nacionalizëm, e kopjojnë Adem Jasharin e Boletinin më shumë se Ronaldon e Messin

Gazeta10
21 November 2024 - 8:29

Ndeshja sportive mes Kosovës dhe Rumanisë e cila edhe u ndërpre si shkak i zhvillimeve brenda fushës, u përkufizua dje me një vendim nga UEFA, raporton Gazeta10.

Tri pikë i’u dhanë përfaqësueses së Rumanisë, duke pësuar kështu Kosova me zero pikë.

Se sa ishin të duhura veprimet e kapitenit, Amir Rrahmani dhe lojtarëve tjerë, Asdren Shala dha opinionin e tij.

“Vendimi erdhi si pasojë e një veprimi që  e bën djemt tanë, nuk kisha dasht me paragjyku kapitenin Amir Rrahmanin aty sepse është adrenalina. Por nga ana tjetër, mendoj se lojtarët  tanë nuk duhet me ra viktimë e një presioni publik. Publiku shqiptar i kontaminon futbollistët tanë para çdo ndeshje ku shqiptarët e kanë kontekstin historik me nacionalizëm të panevojshëm”, tha Shala.

Sipas tij, nacionalizmi në fushë po i bën me një mision tjetër, përveç asaj të lojës.

“Futbollistët tanë kur kontaminohen me kësi nacionalizma paraprakisht në fushë sa herë hyjnë,  më shumë e kanë mision me kopju Adem Jasharin e Boletinin se sa Ronaldon e Mesin”, shtoi ai mes tjerash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.