
Arian Tahiri, nënkryetar në komunën e Mitrovicës është përgjigjur në ankesat e drejtuara tek programi i Kanal10.
Përmes linjës direkte, Tahiri dha përgjigje të detajuara për raste konkrete.
“Po është bërë zgjidhja, ka qenë pak problematike për shkak të procedurave të prokurimit. Por është zgjedh çështja e transportit të nxënësve në Zasell. Me ngrohje janë të furnizuara të gjitha me pelet e dru”, tha ai.
E për dëmet nga vërshimet në Bajr gjatë 2022-tës, Tahiri bëri të ditur se komuna ka ndarë shumë për secilën familje të prekur.
“Si komunë i kemi ndarë nga 2500 euro për ekonomi familjare, gjithsej 500 mijë euro. Disa shembje, fatkeqësi natyrore, e ne si komunë për 12 familje i kemi ndarë nga 10 mijë euro por në bazë të ekspertave vlerësohet se ajo pjesë është e pabanueshme”, shtoi ai.