
Mbrëmë në emisionin “Pa Protokoll” u diskutua për estetikën e jashtme, sfidat dhe realitetin e bukurisë në modernitet.
Se sa mund të ndikoj kjo në paragjykimet e bëra ndaj të tjerëve tregoi e ftuara, Arlinda Rexhepi.
“Shumë, sidomos nga ana psikologjike është shumë e vështirë për fëmijët. Sepse edhe si u tha, secili e kemi pas nga një idoll me u dok. Duke u rrit ne formohemi, dhe kur i hapim instagramin e platformat sa ftyra të bukura, sidomos hunda e syri, nuk mundem me qenë të njejtë të gjithë”, tha ajo.
E shkak për këtë, sipas Rexhepit edhe ndikon ajo që tani është aktualitet duke i bërë të gjithë thuajse njësoj.
“Dojnë me u bë një shabllon dhe me qenë të gjithë njejtë, sikur ajo që duket bukur in në modë tani”, shtoi Rexhepi.