Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Mustafë Bajrami për Bashar al-Assad: Gjakpirës i popullit sirian

Gazeta10
09 December 2024 - 22:56

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme tërhoqën vëmendjen e gjithë botës.

Pas shumë viteve, me konflikt të armatosur u rrëzua nga pushteti presidenti sirian, Bashar al-Assad.

Doktori i Shkencave Islame, Mustafë Bajrami në linjë direkte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka dhënë më shumë detaje rreth zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, ish-presidenti sirian tashmë është larguar në kryeqytetin rus, atje ku para disa ditësh shkuan edhe të afërmit e tij.

“Bashar Al-Assad së pari e ka vazhduar rrugën për në Moskë, ku agjencia e lajmeve ruse Tas se aeroplani që e barte Al-Assadin ka zbritur këtu si kur ka zbritur para dy jave aeroplani që i barte shoqën, fëmijët dhe familjarët e afërt të tij”, ka deklaruar ai.

Bajrami, e quajti Al-Assadin si gjakpirës të popullit sirian, duke theksuar se ka qenë shkaktar i migrimit të mbi pesë milionë refugjatëve.

“Kryefjalia e gjithë kësaj që po flasim është se ky, Bashar Al-Assad i cili si diktator, si një gjakëpirës i popullit ndër më të arsimuarit në Lindjen e Mesme, populli sirian që i dha koka edhe botës nëpër shkencë, e pruni popullin e vet në atë gjendje që të quhet populli i refugjatëve. 5 milionë sirianë kanë ikur në Turki dhe Turkia i ka mbajtur si sytë e ballit”, ka sqaruar ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.