Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mustafa i LDK-së: ME nuk i ka procesuar sot pagat për 80 mijë zyrtarë publik

Gazeta10
30 September 2022 - 16:12

Besian Mustafa – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Ministria e Financave nuk i ka procesuar sot pagat për asnjë prej 80 mijë zyrtarëve publik.

Ai ka dekraluar sot rrogat s’kanë dalë as për mjekët as për policët, zjarrfikësit e as për ushtarët e FSK-së, transmeton Gazeta10.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Ligji ia lejon Ministrisë së Financave që të procesojë pagat deri më 5 tetor, në rast se ka nevojë që t’i sigurojë mjetet. Megjithatë, deputeti i LDK-së, thotë se vet Hekuran Murati ka deklaruar që në llogari bankare janë 800 milionë euro.

Sipas Mustafës, kjo duket që të jetë një ndëshkim për zyrtarët publik dhe presion që sipas tij t’i detyrojnë mësuesit të kthehen në shkollë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.