Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Rrëmbyen një person për borxh, dy të dyshuarit arrestohen

Gazeta10
17 December 2024 - 21:16

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për rrëmbim.

Sot rreth orës 11:25, stacioni policor në Pejë kishte pranuar një informacion se po sot kishte pranuar njё thirrje telefonike nga shoku i tij i cili i thotë se dy persona nga qyteti i Ferizajt, e kanё kontaktuar viktimën lidhur me njё borxh tё vjetёr tё vëllait tё tij, pas takimit me tё dyshuarit viktima ёshtё rrëmbyer nga tё dyshuarit dhe ёshtё dёrguar nё drejtim tё panjohur.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, pas njё pune intensive, kanё pranuar informacion lidhur me lokacionin e personave tё dyshuar, nё koordinim me Stacionin Policor Podujevë, dy tё dyshuarit e këtij rasti janё arrestuar nё Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim.

“Tё dyshuarit e arrestuar janё sjellur nё Drejtorinё Rajonale tё Policisё nё Pejё, ndёrsa viktima kishte pësuar lëndime trupore, tё njëjtit iu ёshtё ofruar tretman mjekёsor”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.