Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Në Podujevë arrestohet një person për vjedhjen e ndodhur ditë më parë brenda një shtëpie

Gazeta10
17 December 2024 - 22:09

Sot nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës është arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes.

“Ka qenë puna operative e hetimore e hetuesve ajo që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe sekuestrimin e një shume të parave (dyshohet të vjedhura)”, njofton policia.

Sipas PK-së, personi i arrestuar, dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhë me datën 13.12.2024, ku në një shtëpi janë vjedhur para.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.