Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Sadriu e LDK-së: Rasti i Nikçit shpërfaq atë me çka përballen vajzat çdo ditë në ambiente publike

Gazeta10
30 September 2022 - 20:01

Jehona Lushaku Sadriu – Kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas rastit të sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikci.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rasti i publikuar sot shpërfaq më së miri atë me çka përballen vajzat e gratë çdo ditë në ambiente publike, transmeton Gazeta10.

“Rasti i ngacmimit seksual në mes të qendrës së qytetit, shpërfaq më së miri atë me çka përballen vajzat e gratë tona çdo ditë në ambiente publike. Imagjinojeni me çfarë përballen ato në ambiente private.”, ka shkruar ajo.

Alpinistja Mrika Nikçi sot ka publikuar një video të datës 27 shtator, ku shihet se është sulmuar seksualisht në rrugë nga një person. Ajo ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale, dhe e tmerruar nga ky akt./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.