Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak takohet me shefen e UNMIK-ut, diskutojnë për Kosovën

Gazeta10
30 September 2022 - 22:21

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot në Bruksel është takuar me Shefën e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Këtë e ka bërë të ditur vet emisari përmes një postimi në Twitter, ku tha se u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“E mirëprita Ziadeh sot në Bruksel. Ne krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe unë e informova për gjendjen e dialogut përpara raportimit të ardhshëm në OKB-së”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.