Kryeministri, Edi Rama gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë sërish rritje pagash për disa kategori, raporton Gazeta10.
Bëhet fjalë për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët dhe infermierët. Po ashtu, do të rriten edhe pensionet.
“Është një rritje për këtë 3 mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri, do ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje, siç do ketë edhe për mjekët, infemrierët, mësuesit. Duhet t’u them të gjithë punonjësve zjarrfikës dhe familjeve të tyre, që jam absolutisht dakord për këtë shprehje pakënaqësie dhe pasigurie.
Ndoshta nuk e kemi shpjeguar si duhet se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit, për të filluar si për të gjithë kategopritë e tjera që rritëm pagat”, theksoi Rama./Gazeta10