Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kabashi-Ramaj: Do të ishte nder që qytetarët të më jepnin besimin që të vazhdoj t’i shërbej vendit

Gazeta10
23 December 2024 - 22:43

Ekspertja e sigurisë dhe njëherësh kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka ndarë detaje nga karriera e saj profesionale.

Kabashi-Ramaj ka rrëfyer se pas luftës ka vendosur që studimet t’i vazhdojë në Amerikë nëpërmjet një burse, teka më pas rrugëtimin e saj profesional e ka filluar atje.

“Gjatë luftës kam vendos që nëse shpëtoj pjesën tjetër të jetës me ia kushtu vendit tonë. Atëherë kam qenë 15-vjeçare. Pas luftës kam vendos me apliku për me studiu në Amerikë me bursë meritore. Kam studiu shkenca politike pastaj kam vendos me përfundu magjistraturën marrëdhënie me publikun me specializim me siguri dhe inteligjencë”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Ajo ka thënë se në vitin 2010 është kthyer në Kosovë për t’i ndihmuar dhe shërbyer vendit.

“Fillimisht kam fillu me punu si këshilltare për marrëdhënie ndërkombëtare dhe politika të sigurisë në FSK për ministrin në atë kohë. Brenda tre muajve jam promovu në këshilltare të parë. Një vit më pas, ish-kryeministri Thaçi më ka besu një nder të madh, pra koordinimin kombëtar të rishikimit të strategjisë”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Krejt në fund, kandidatja për deputete ka thënë se “do të ishte nder që qytetarët të më japin besimin që me vazhdu me i shërby vendit në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.