Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Guri: Abdixhiku i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme Forumit Rinor të LDK-së

Gazeta10
23 December 2024 - 23:11

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka thënë se për të rinjtë sot është krijuar një atmosferë dekurajuese për t’u marrë me politikë.

“Të rinjtë nuk e kanë sot entuziasmin që e kanë pasur dikur për politikë është kontaminimi i skenës politike dhe përçamja e skenës politike. P.sh unë i kam 28 vjet dhe kam vendos me hy në politikë. Unë kur publikoj diçka në rrjete sociale, komentet janë ‘njeri i Serbisë’, ‘e keni vjedh shtetin’”, ka thënë Guri.

Guri ka theksuar se me ardhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së i është dhënë hapësirë e mjaftueshme Forumit Rinor të LDK-së.

“Me ardhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, Forumi Rinor i LDK-së ka pasur hapësirë të mjaftueshme qoftë në vendimmarrje qoftë brenda organeve të LDK-së”, ka thënë Guri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.