Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Sa u jepet hapësirë të rinjve në politikë? – Flet Shqipe Pantina

Gazeta10
23 December 2024 - 23:25

Komentatorja politike dhe njëherësh ish-deputetja, Shqipe Pantina në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka folur për hapësirën që u jepet të rinjve në politikë.

Pantina ka thënë se PDK në të kaluarën ka qenë partia e cila u ka dhënë më së shumti hapësirë të rinjve, qoftë me përgjegjësi apo pozita të rëndësishme ministrore.

PDK-ja është ajo që më shumti u ka ofruar hapësirë edhe pozita ministrore të rinjve në të kaluarën. LDK-ja e ka pasur një qasje tjetër, ku strukturat kanë funksionu shumë mirë dhe dikush që është dashtë të inkuadrohet në politikë, është dashtë t’i kalojë ato filtra e strukturës dhe ka qenë më e vështirë për një të rinj të merr ndonjë përgjegjësi brenda partisë dhe së fundi kjo ka ndryshuar”, ka thënë Pantina.

Megjithatë tek LDK-ja, Pantina ka thënë se nuk e sheh si të duhur renditjen e kandidatëve për deputetë në listën zgjedhore.

“Nëse e shohim renditjen e listës, përveç që ata burrat kryetarët e partive që e kanë zaptuar dhjetëshen e parë edhe unë absolutisht nuk pajtohem, nuk menoj që ka qenë diçka e duhur, por pjesa tjetër u dhënë hapësirë atyre që garojnë për herë të parë”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.