Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Gazeta10
31 December 2024 - 7:05

Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe në shumë zona do të krijohet mjegulla e cila mund të qëndrojë edhe gjatë orëve të paradites në disa ultësira dhe lugina. Dita kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave deri në 10 gradë Celsius. Temperatura minimale rreth -3 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell. Mëngjesi me mjegull dhe ngrica vende-vende. Dita stabile nën “pushtetin e plotë anticiklonik”.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, afërsisht deri të Premten kur pritet të ketë shtim të vranësirave me reshje shiu. Më vonë të Premten me uljen e temperaturave ka gjasa që në Kosovë të ketë reshje bore, madje mund të ndodhë (sipas ecurive aktuale sinoptike) një interval reshjesh të dendura bore ku mund të krijohen edhe shtresa, por kjo mbetet ende në evoluim e sipër./MeteoBallk

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.