Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Morën flakë lokalet dhe banesat përreth, pamje nga Prizreni ku aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike

Gazeta10
31 December 2024 - 23:41

Pamje të rënda vijnë nga Prizreni, aty ku aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike.

Fatkeqësisht një person ka marrë lëndime të rënda trupore.

Për këtë rast zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka publikuar RTV Besa:

Deklarata e plotë e policisë për shpërthimin:

Policia në Prizren dt. 31.12.2024 rreth orës 21:33 ka pranuar një informatë se në rrugën “Ahmet PRISHTINA” në Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar të rrugës. Dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pike shitjeje, deri më tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjencë. Gjendja e tij është me lendime të rënda sipas informates është dërguar për në QKUK- Prishtinë. Si dhe deme materiale të shumta në objekte dhe automjete të parkuara në atë pjesë, janë informuar njësitet patrulluse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë veprimet ligjore në lidhje me këtë rast. Po astu në vend ngjarje për kanë dalë edhe njesiti i zjarrfikesve të cilet kanë arritur ta shuajnë zjarrin si dhe Inspektori i tregut i cili poashtu është në vend ngjarje, edhe teknika kriminalistike ka dalë në vendin e ngjarjes me hetuesin kujdestar. Duhet çekur se për momentin situata është nënkontrollin policor dhe janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.