Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrahman Rama në Rahovec: Mbrojtja e vlerave të luftës, prioritet i rrugëtimit të ri

Gazeta10
04 January 2025 - 18:01

Kandidati i PDK për deputet, Rrahman Rama, ka takuar sot në Rahovec qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilët ndau mendime për rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës.

“Gjithmonë kemi për çfarë të flasim me qytetarët dhe veteranët, dhe sot ishim njëzëri se mbrojtja e vlerave të luftës duhet të jetë prioritet në rrugëtimin tim të ri. Dhe kështu do të jetë!” – tha Rrahman Rama gjatë takimit.

Me këtë angazhim, ai theksoi përkushtimin për ruajtjen e trashëgimisë së UÇK-së dhe mbështetjen për ata që i shërbyen vendit në ditët më të vështira.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.