Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Sot filloi uragani i PDK-së”, Gjoshi: U kërkoj falje njerëzve që mbetën jashtë sallës “1 Tetori”

Gazeta10
11 January 2025 - 23:37

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se sot ka filluar uragani i PDK-së, duke iu referuar numrit të madh të qytetarëve të pranishëm në nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

“PDK si partia më e madhe në Kosovë, e ka mbajtë tubimin në sallën më të madhe në Kosovë. Sot filloi urgani i PDK-së”, ka thënë Gjoshi.

Gjoshi ka kërkuar falje nga qytetarët të cilët kanë mbetur jashtë sallës 1 Tetori këtë të shtunë në tubimin e PDK-së.

“Më lejoni që të ju kërkoj falje mijëra njerëzve që na u ka dashtë me i kthy”, ka thënë Gjoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.