
Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.
Gashi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës pati përkrahje të madhe në Ferizaj pikërisht për shkak të kryetarit të kësaj komune, Agim Aliut.
“Sikur PDK-ja të reformohej pernime dhe jo me na shit mjegull me figura që ka edhe të mira brenda partisë. Këtu nuk është problemi i PDK-së pasi vetë reflektimin e LDK-së që nuk e ka bërë PDK-ja, ajo kërkim-falja për qeverisjen me skandale dhe me korrupsion galopant me hisen e madhe të fajit për krejt dështimet nuk ia lejon edhe Agim Aliut, i cili është tregues i një PDK-je të dëshirueshme.
Ai ka theksuar se Ferizaj është bastion i Agim Aliut.
“Ferizaj është bastion i PDK-së dhe i Agim Aliut”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/