Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Spahiu: Kurti i ka pas katër vjet në dispozicion për ta çkapur Prokurorinë

Gazeta10
13 January 2025 - 21:28

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar gjuhën e ashpër të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit ndaj oligarkëve.

Spahiu ka thënë se Kurti nuk ka mundur përgjatë katër viteve që të arrestojë oligarkët, të cilët po i “godet”, ngaqë siç tha ai, kryeministri nuk i ka pasur Prokuorinë dhe gjykatat.

“S’ka mujtë me i arrestu oligarkët sepse nuk e ka pas Prokurorinë e gjykatat”, ka thënë Spahiu.

Ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar analisti, Fidan Rama.

“A domethënë duhet me kap ky Prokurorinë tash? Me çkap prej atyne e me kap ky vetë”, ka reaguar Rama.

“ Çka ka mujtë me ba? Ai është dashtë me gjet metoda qysh me çkap prokurorinë e kapur edhe gjykatat e kapura. Parlamentin e ka pas në dorë, ka mujtë me shtu numrin e prokurëve. Katër vjet i ka pas në diaspozicion me çkap Prokurorinë”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.