
Kandidatja që përfaqëson fuqinë e grave në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga radhët e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, përmes një postimi në Facebook mbështeti fuqishëm gratë në Kosovë.
Izmaku tha se mbështetja nga gratë është njëra nga forcat kryesore që ajo merr për të punuar.
Po e njejta u shpreh se angazhimi i grave do të jetë çelës suksesi për fitore më 9 shkurt.
“Në çdo shtëpi që po trokasim dhe në çdo bashkëbisedim, po ndjejmë mbështetjen e sinqertë dhe përkushtimin e grave që janë të gatshme të japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë.
Gratë janë shtylla kryesore e familjes dhe shoqërisë sonë – angazhimi i tyre është çelësi i suksesit për një Kosovë Fituese më 9 shkurt!”, shkruajti Izmaku.
Postimi i plotë: