Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Isha në punë më thanë se …”, deklarohet babai i viktimës nga Shqipëria për rastin Kobra

Gazeta10
23 January 2025 - 10:47

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës po mbahet seanca në rastin ‘Kobra’.

Bëhet fjalë për rastin ku Dibran Hoxha dhe katër të tjerë akuzohen për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë në lokalin ‘Cobra City’ në Prizren.

Babai i viktimës Visar Cengu, Behar Cengu, tha në Gjykatë se lajmin për vdekjen e tij e ka marrë sa ishte në punë.

“Unë jam vë në dijeni kam qenë në punë, jam vu në dijeni se djali ka dal me armetim në qytet. Kishte ngrenë bukë dhe ka dal. Djali nuk u kthy dhe dola neper qytet. E thirra në telefon ishte tre e natës. E thirra shokun e shërbimit sepse kisha turnin e parë dhe shkova para kohës ata e kishin kuptu ngjarjen, ne familja jo. Ai shoku më tha shko në spital aty e gjeta djalin. Unë dua drejtësi ndaj djalit”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.