
Sonte në emisionin e Kanal10, “Politiko” po diskutohet se kush do e zë pozitën e kryeministrit të vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Dy panelistët, Shqipe Pantina e Krenar Shala ndan bindje të ndryshme të cilat edhe shkaktuan debatin në studio.
“Me 42.5% mundet me u bë kryeminister, 51 deputet i fiton”, tha Shala teksa u kundërshtua nga Pantina.
Sipas Pantinës, partia që aktualisht është në përfundim mandati qeverisës do bie nën 40% të votave.
“Jo, s’është kësaj here. Varet se sa parti nuk i fitojnë 5% me fitu pragun. Nën 40% ka me e ra Vetvendosja”, tha ajo. /Gazeta10