
Kanë mbetur me pak se dy javë nga dita kur qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e qeverisë e cila do të drejtë vendin për katër vitet e ardhshme.
Kësisoj, partitë politike së bashku me kandidatët e tyre për kryeministër, po i vazhdojnë fushatat duke tentuar t’i bindin qytetarët qe t’i votojë ata të dielën e 9 shkurtit, raporton gazeta10.
Sipas analistit politik, Fidan Rama Lëvizja Vetvendosje është një prej partive të cilat nuk i synojnë koalicionet, duke tentuar qe t’i fitojë zgjedhjet si e vetme.
“Nuk ka prag më të ulët se sa rezultati i zgjedhjeve të 2021-tës. Nuk ka subjekt më që i merr 50%. Sipas të gjithave gjasave, deri tash në krejt analiza dhe sondazhet që në i bëjmë nuk është fshehtësi që VV po fiton aktualisht. Albin Kurti është favorit që edhe në zgjedhjet e ardhshme të jetë kryeministër. Vazhdoj të jem bindur që nëse VV nuk shkon mbi 45 deputetë nuk bën koalicon, më përpara mbet në opozitë se sa me bë. Në bashkëqeverisje Kurti nuk e sheh vetën”, deklaroi Rama. /Gazeta10/