Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama flet për presidentin/en: Nuk mund të jetë blogger/e, por figurë me fuqi politike!

Gazeta10
26 January 2025 - 21:24

Komentatori politik, Fidan Rama teksa në emisonin “Politiko” në Kanal10 flitej rreth kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 9-të shkurtit, mes tjerash përmendi edhe postin e të parit/ës në vend.

Sipas Ramës, tashmë është koha për një përfaqësues që ka veprimtari e angazhim politik.

Ai derisa fliste për mundësitë e zgjedhjes së këtij posti, tha se nuk është pro asaj që dikur ishte praktikuar, pro marrëveshjes politike, raporton gazeta10.

“Në një situatë ku Vetvendosja del e para dhe nga këto subjektet politike nuk pranon asnjëra me u fut në koalicion, atëhere besoj që tek zgjedhja e presidentit na pret një krizë, e cila vendin mundet me e qu në zgjedhje, e pastaj nuk mundesh me fajësu VV pse e bëri. Vetëm një figurë ka ndodh me marrëveshje politike që është zgjedh president, ajo është Atifete Jahjaga. Unë nuk jam për këtë formulë, presidenti duhet të jetë figurë e fuqishme politike. Kosovës nuk i duhet një manikene e as blogere, por një president që ka veprimtari politike, ka qenë në zgjedhje e me radhë”, tha Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.