
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, (rrjet i organizatave jo-qeveritarw në Kosovë), sonte në Politiko tregoi se si po shkon aktualisht procesi i pregaditjeve zgjedhore.
Cakolli dha më shumë detaje rreth “Smart Vote” që më 9 shkurt pritet të aplikohet për herë të parë.
“Qëllimi i platformës ka qenë që të mos koncentrohet në temat imponuara nga partitë në për fushatë por të merret me tema tjera. Përfshihet martesa mes gjinive të njejta, asociacioni, mësimi fetar në shkolla, kemi tentu që qytetarët ta shohin se me cilën parti janë të përafërt, e pjesa e dytë më e rëndësishme është se çfarë qëndrimesh kanë partitë në tema të ndjeshme që nuk diskutohen në publik”, tha ai.
Ai mes tjerash bëri të ditur se deri më tani mbi 10,000 qytetarë kanë nisur përdorimin e saj. /Gazeta10/