
Teksa kanë mbetur më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, avokati Ardian Bajraktari foli rreth koordinimit që institucionet shtetërore duhet të kenë për një proces mbarësor.
Bajraktari në “Raport” të Kanal10, mes tjerash tha se është inkurajes ndërveprimi mes tyre.
“Koordinimi i institucioneve garanton proces zgjedhor me integritet. Është e rëndësishme që procesi të shkoj si i tillë. Fushata në përgjithësi ka qenë e shoqëruar me aktivitete që karakterizojnë fushatën. Takimi i sotëm mes atyre koordinues me institucione përgjegjëse për zbatim ligji është i mirë dhe inkurajues”, tha ai. /Gazeta10